Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Përgjigjet për zbatimin e politikave kombëtare në fushën e sigurise se digave ne zbatim te detyrave te percaktuara ne ligje dhe VKM.
- pergatit rregullore te veçanata per mbikqyrjen dhe mbajtjen e te dhenave per sigurine e digave
- Interpreton te dhenat mbi sigurine e digave
- Mbikqyr ativitetin e Njesive te Sigurise se Digave prane çdo bordi kullimi dhe ne kordinim me to kryen inspektime fizike te digave, kompletimin e dokumentacionit teknik per cdo dige si dhe hartimin e planeve te alarmit.
- 2 here ne vit pregatit raportin mbi gjendjen e digave (para fillimit te sezonit te ujitjes ne muajin Mars dhe pas mbarimit te ujitjes ne Mujin Shtator) si dhe pregatit raportin vjetor te gjendjes se digave per Komitetin Kombetar te Digave te Medha.
- Propozojne nderhyrje per mirembajtje dhe rehabilitim ne digta gjate hartimit te prioriteteve te investimeve per bordet e kullimit
- Merr pjese ne hartimin e buxhetit te shtetit per aktivitetin e bordeve te kullimit me financim nga buxheti i shtetit per garantimin e sigurise se digave
- Kryen kolaudimin e objekteve te infrastruktures se ujitjes, kullimit e mbrojtjes nga permbytja qe financohen nga buxheti i shtetit ne zerin investime dhe shpenzime, ne zbatim te legjislacionit per punimet e ndertimit (Ligji nr. 8402, date 10.9.1998 “Per kontrollin dhe disiplinimin e punimeve te ndertimit” i ndryshuar, Udhezim nr. 3, date 15.2.2001 “Per mbikqyrjen dhe kolaudimin e punimeve te ndertimit” i ndryshuar).
- Kryen kontrolle te vazhdueshme mbi ecurine e realizimit te investimeve ne objektet e infrastruktures se ujitjes dhe kullimit
Baza ligjore e veprimtarive:
- Ligji nr.8681, datë 2.11.2000 “Për projektimin, ndërtimin, shfrytëzimin dhe mirëmbajtjen e digave dhe dambave”.
- VKM nr.147 datë 18.3.2004 “Për miratimin e rregullores së sigurisë së digave dhe dambave”,
- Udhëzim, nr.4, datë 18.7.2003, “Për kërkesat e dokumentacionit ligjor dhe teknik, që duhet të përmbajë dosja e digave dhe e dambave“.
- Udhëzimi i gjashtë dikastereve nr.248, datë 28.01.2000 “Për hartimin e Planit të Alarmit, Evakuimit dhe Ndihmës për mbrojtjen e popullatës dhe vlerave materiale në rastet e jashtëzakonshme si pasojë e prishjes së digave dhe dambave”.
Ligje të tjera mbështetëse si:
- Ligji nr. 8093, datë 28.03.1996 “Për rezervat ujore”
- Ligjet dhe VKM përkatëse për prokurimin publik, privatizimin, nxjerrjen jashtë përdorimit etj.
- Ligje dhe VKM përkatëse për projektimin, supervizimin dhe kolaudimin e punimeve të ndërtimit.
- Ligje dhe VKM përkatëse për buxhetin dhe financat.




