Programe dhe Projekte


Mbështetja në bujqësi

Skemat Mbështetëse Nacionale

Skemat Ipard- Like (Grante)

 


 

Rrjeti i Inovacionit, Kërkimit dhe Këshillimit në Bujqësi

 

Sektori i Integrimit Evropian

1. Qëllimi i punës

Të sigurojë analiza dhe raportime të përgjithshme në lidhje me Integrimin e Bujqesisë Shqiptare në Bashkimin Evropian.

2. Detyra dhe Përgjegjësitë kryesore

  • Bashkërendimi i brendshëm institucional dhe bashkërendimi i punës për të informuar periodikisht Ministrinë e Integrimit dhe Ministritë e Linjës për progresin e realizuar në kuadrin e angazhimeve të vendit tonë në procesin e Integrimit Evropian për sektorin e bujqësisë dhe ushqimit.
  • Bashkërendimi i brendshëm institucional për përgatitjen e raporteve për proçesin e Integrimit Evropian.
  • Përgatitja e qëndrimeve dhe marrja pjesë ne takime dhe negociata te ndryshme qe zhvillohen midis Shqiperisë dhe Bashkimit Evropian
  • Shpërndarja e të dhënave për proçesin e Integrimit Evropian brenda Ministrisë, Ministrisë së Integrimit dhe Njësive te Integrimit Evropian ne Ministrite e tjera te linjes.
  • Monitorim dhe raportim brenda Ministrisë për çështje të integrimit evropian dhe detyra te ndryshme

 

Përgjegjës Sektori

1. Qëllimi i punës

Është përgjegjës përpara Drejtorit të Drejtorisë për realizimin e detyrave në kuadër te koordinimit te çështjeve të integrimit evropian dhe detyra të tjera në këtë kuadër.

2. Detyra dhe Përgjegjësitë kryesore

  • Bashkërendimi i brendshëm institucional dhe bashkërendimi i punës për të informuar periodikisht Ministrinë e Integrimit dhe Ministritë e Linjës për progresin e realizuar në kuadrin e angazhimeve të vendit tonë në procesin e Integrimit Evropian për sektorin e bujqësisë dhe ushqimit.
  • Bashkëpunim me drejtoritë teknike dhe grupet e punes në përgatitjen e raport progreseve, sipas kërkesave të Ministrisë së Integrimit në kuadër të procesit të integrimit dhe angazhimeve  të MSA dhe PKZMSA.
  • Përgatitja e qëndrimeve dhe marrja pjesë ne takime dhe negociata të ndryshme që zhvillohen midis Shqiperisë dhe Bashkimit Evropian
  • Monitorim dhe raportim brenda Ministrisë për çështje të integrimit evropian dhe detyra te ndryshme
  • Bashkëpunim i vazhdueshem me Kabinetin per ceshtje te maredhenieve me jashtë.

 

Specialist

 1. Qëllimi i punës

Koordinim mbi çështje te ndryshme te integrimit evropian në bashkëpunim me Drejtoritë teknike në Ministri, me Institucione te tjera qeveritare si dhe me organizma te ndyshme të huaj dhe vendase.

2. Detyra dhe Përgjegjësitë kryesore

  •  Koordinim i punës per çështje të integrimit evropian
  • Përgatitja e raport progreseve në kuader të angazhimeve të PKZMSA-së
  • Bashkëpunim i vazhdueshem me Kabinetin per Çeshtje te maredhenieve me jashte.
  • Bashkëpunim me drejtoritë teknike dhe grupet e punes në përgatitjen e raport progreseve, sipas kërkesave të Ministrisë së Integrimit në kuadër të procesit të integrimit dhe angazhimeve  të MSA dhe PKZMSA.
  • Përcjelljen e të dhënave për proçesin e Integrimit Evropian brenda Ministrisë, Ministrisë së Integrimit dhe Drejtorive te Integrimit Evropian ne Ministrite e tjera te linjes.
  • Bashkëpunim me drejtoritë teknike mbi raportimin mbi ceshtje te ndryshme te  perafrimit te legjislacionit vendas me acquis communautaire.
  • Bashkëpunim me Kabinetin e ministrit për organizimin, pritjen dhe trajtimin e delegacioneve, personaliteteve shkencore e misioneve të huaja,  që vijnë në vendin  tone të ftuar në kuadër  të bashkëpunimit dypalësh dhe shumëpalësh.
  • Bashkëpunim me drejtoritë teknike dhe juridike  për pergatitjen  e dokumentave  për nënshkrim të marrëveshjeve të bashkëpunimit  dypalësh e shumëpalësh në fushën e bujqësise.
  • Në bashkëpunim me Kabinetin harton programin e vizitave  të delegacioneve  dhe ekspertëve të huaj  që vijnë në vendin tonë si dhe ndjek korespondencat për miratim per vizitat zyrtare jashte shtetit të titullareve te  dikasterit.
  • Ndjek në bashkëpunim me drejtoritë teknike korespondencën për përmbushjen e detyrimeve financiare  të kontributeve të antarësisë  së ministrisë  në organizma  ndërkombëtare, si dhe praktikat zyrtare te Ministrise se Puneve te Jashtme adresuar Ministrisë për marrëdheniet  me vende të ndryshme  në fushën e bujqësisë dhe ushqimit.

Specialist

 1. Qëllimi i punës 

Koordinimi i punës per përafrimin e legjislacionit me standardet e BE-së si dhe koordinimi i punës për pergatitjen e progress raporteve, nën-komiteteve, për realizimin e detyrave koordinuese në kuader te integrimit evropian.

 2. Detyra dhe Përgjegjësitë kryesore

Është përgjegjës përpara Drejtorit te Drejtorisë për realizimin e detyrave në kuadër të përafrimit të legjislacionit me ate të BE-së si dhe për koordinimin e punës për përditesimin e legjislacionit te PKZMSA-së.

  • Pjesëmarrja në grupe pune për përafrimin e legjislacionit sipas fushave që mbulon institucioni.
  • Mbështetje drejtorive teknike për metodologjine e përditesimit te PKZMSA-së.
  • Mbështetje drejtorive teknike për përgatitjen e nën-komiteteve dhe raporteve të progresit në kuadër te MSA-së.
  • Pjesëmarrja në aktivitete te drejtorisë që koordinojnë dhe bashkërendojnë punën ne proçesin e integrimit evropian.
  • Të ndryshme që ngarkohen nga drejtoria